Një aksident u regjistrua në jugperëndim të Suedisë, ku një tren doli nga shinat dhe u përplas me një piceri.
Sipas raportimeve paraprake, të paktën shtatë persona mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalin lokal.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin mes Kungsportsavenyn-it dhe Vasagatan-it në Göteborg, në bregdetin perëndimor të vendit.
Policia, ekipet e urgjencës me autoambulanca, si dhe përfaqësues të Göteborg Tramways u drejtuan menjëherë në vendin e aksidentit.
Një pjesë e madhe e zonës është rrethuar dhe po kryhen hetime për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
“Shpejtësia ishte aq e lartë sa tramvaji jo vetëm që doli nga shinat, por vazhdoi të ecte drejt përpara në asfalt, duke ngjitur një pjesë të mirë të trotuarit në anën e kundërt për t’u futur me forcë në një piceri”, citohet të ketë thënë Morten Gunneng, një oficer policie në detyrë.
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës