Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Itali.
Mediat italianë raportojnë se Erion Bali, banues në Kremones, ka humbur jetën në një aksidenti të ndodhur në rrethrrotullimin e San Felice.
Bali po udhëtonte përgjatë rrugës Mantova me një automjet Volkswagen Polo e tij dhe ishte nisur për në shtëpi, ku e prisnin gruaja dhe tre fëmijët e tyre, njëri i lindur së fundmi.
Bali ishte pronari i një taverne në rrugën Francesco Soldi, ku një natë më parë familja dhe klientët ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri.
Në momentin e aksidentit ai po kthehej në shtëpi pasi kishte pastruar vendin para se të rihapte pas pushimeve./euronews.al
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...