Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Danimarkë, ku dy trena lokalë janë përplasur ballë për ballë pranë qytetit Hillerød, në veri të Kopenhagenit.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta.
Shërbimet e emergjencës bënë të ditur se të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga trenat dhe nuk ka persona të bllokuar. Një zëdhënës i zjarrfikësve konfirmoi praninë e të lënduarve, pa dhënë detaje mbi numrin apo gjendjen e tyre.
Sipas mediave daneze, mes tyre gazeta Ekstrabladet, numri i të plagosurve mund të jetë nga 5 deri në 10 persona.
Ndërkohë, forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, ndërsa është nisur edhe një hetim për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Policia njoftoi se segmenti hekurudhor mes Hillerød dhe Kagerup, në zonën e Isterødvejen, është mbyllur dhe pritet të mbetet i tillë për një kohë të gjatë. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin zonën.
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...