Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka kaluar shifrën 4.6 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.606.045.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.134.941 ndërsa numri i viktimave në 122.411.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve lidhur me virusin është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.
Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorësh deri më tani janë aplikuar mbi 15 milionë doza të vaksinës.
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...