Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 553.188 raste, Egjipti me 95.314 dhe Nigeria me 46.140 raste.
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.039.678 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 14.209 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.039.678 numrin e rasteve, ndërsa me 413 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 22.966.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 10.210, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 4.992 dhe në Algjeri 1.293 vdekje.
Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 553.188 raste, Egjipti me 95.314 dhe Nigeria me 46.140 raste.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 723.688./AA/
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...