Në 24 orët e fundit në kontinent janë shënuar 7.260 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.496.977 numrin e rasteve ndërsa me 217 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 36.139.
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.496.977 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.260 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.496.977 numrin e rasteve ndërsa me 217 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 36.139.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.866 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.946 dhe në Marok 2.229 vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 676.084 raste, Maroku me 126.044 dhe Egjipti me 103.317.
Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.239.335./AA/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...