I riu Florenc Beqiraj që për disa ditë luftoi me vdekjen thuhet se ka tentuar vetëvrasjen.
Të paktën kështu thuhet në artikullin e AFP-së që daton me 22 dhjetor, shkruan portali arbresh.info
Në këtë artikull thuhet se ai vari veten në dhomën e tij në qendrën e ndalimit në Marsejë.
E, sipas tyre faktet konfirmohen nga burimet policore.
“Faktet konfirmohen nga burimi i policisë. Ky i ri shqiptar, i pranishëm në Francë për 19 muaj, ishte arrestuar në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe një detyrimi për të dalë nga territori”, thuhet më tej në të përditshmen AFP.
“Një hetim gjyqësor është në proces për të përcaktuar rrethanat e sakta” të fakteve, tha prefektura, e cila gjithashtu specifikon se puna është në vazhdim në CRA “për të përmirësuar kushtet e banimit dhe sigurinë e stafit dhe shtetasve”.
Shoqata, sipas së cilët përpjekja për vetëvrasje ishte e “pashpjeguar”, deklaron që Florenci kishte hequr dorë nga rishqyrtimi i kërkesës së tij për azil dhe kishte kërkuar të kthehet sa më parë në Shqipëri për t’u bashkuar me familjen për festat e fundvitit.
Kjo është përpjekja e shtatë për vetëvrasje nga migrantët të raportuara gjatë dy muajve të fundit në qendrën e ndalimit në Marsejë./arbresh.info/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...