Stormy Daniels është kërcënuar që të mbajë gojën mbyllur mbi aferën me Presidentin Donald Trump, thotë avokati i saj.
Michael Avenatti, i cili përfaqëson yllin e filmave me pullë të kuqe, tha për mediat amerikane se “klientja e tij ishte kërcënuar me dëm fizik”, megjithatë ai nuk ka dhënë ndonjë hollësi apo dëshmi në lidhje me kërcënimet, transmeton portali arbresh.info
Daniels, e i vërtetë e të cilës është Stephanie Clifford, ka paditur Presidentin Donald Trump, duke pretenduar se “ai i ka ndaluar të flasë publikisht mbi aferën mes të dyve”.
Ajo pritet të jap detajet e saj në një intervistë që do të publikohet me 25 mars, por sipas BuzzFeed, ekipi ligjor i Trump ka ndaluar transmetimin e intervistës.
Historia mes Trump dhe Daniels është duke vazhduar që nga koha kur mediat amerikane raportuan se avokati personal i Trump i kishte paguar pornostares 130 mijë dollarë që të “mbante gojën mbyllur”./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim