Incidenti i frikshëm ndodhi teksa aeroplani i kompanisë “Pegasus” po aterohej në pistë.
Autoritetet lokale thanë se avioni rrëshqiti mbi pistë, pasi nuk arriti te ulej ne gjendje normale dhe kjo për shkak të erërave te fuqishme.
Por tragjedia u shmang pasi që avioni arriti të ndalet në pjesën e jashtme të pistës sepse po të rrëshqiste edhe 10 metra, do të përfundonte në det.
Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar me dhjetar zjarrfikës dhe ambulancë, ndërsa autoritetet e aviacionit ende po vazhdojnë hetimet.
Pasagjerët e aeroplanit treguan më pas përvojën e tyre të frikshme dhe thanë se ndërsa aeroplani po ulej në pistë, ishte e qartë se do të ndodhej diçka pasi që jashtë frynte një erë të fuqishëm dhe ne herr pas here tronditeshim.
Ky ishte edhe momenti i plagosjes së disa prej pasagjerëve që nuk u lënduan nga dalja e aeroplanit jashtë pistës, por nga bashkudhëtarët e tyre të frikësuar që shkaktuan panik./Gazeta e Re/

Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri