Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas nuk do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence gjatë këtij muaji.
Pas njohjës së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, Palestina është duke kërkuar një ndërmjetësues të ri për bisedimet e paqes me Izraelin, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Refuzimi i Abbasit për të pritur Pence u konfirmua nga ministri i jashtëm palestinez Riyad al-Maliki përpara një takimi të Ligës Arabe në Kajro. Ai ka shtuar se nuk do të ketë kontakte mes zyrtarëve amerikanë dhe palestinezë dhe se qeveria e tij është duke kërkuar ndërmjetësues të ri.
“Ne do të kërkojmë një ndërmjetëses të ri nga vëllezërit tanë arabë dhe bashkësia ndërkombëtare, një ndërmjetësues që mund të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje mes dy shteteve”, tha al-Maliki.
Deklarata vjen pas një njoftimi të mëparshëm nga Fatah të premten se Pence nuk është mirëpritur në Palestinë, pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem, duke pranuar edhe qytetin e diskutueshëm si kryeqytetin Izraelit./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit