Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërthamore, diplomat i edukuar në Perëndim, është nominuar në pozitën e ministrit të Jashtëm të Iranit.
Nominimin e ka bërë presidenti reformist i këtij vendi, Masud Pezeshkian.
Presidenti e ka prezantuar këtë emër para Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, dhe ky trup tani ka dy javë për të analizuar listën e dorëzuar prej presidentit, dhe të marrë më pas vendimin.
Araghchi, 61-vjeçar, ka qenë kryenegociator i Iranit për bisedimet bërthamore, të zhvilluara mes Iranit dhe fuqive botërore në periudhën 2013-2021.
Ai ka shërbyer edhe si i dërguar i Iranit në Estoni, Finlandë dhe Japoni.
Araghchi ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjatë presidencës së Hasan Rouhanit, i cili është kritikuar ashpër prej iranianëve të linjës së ashpër lidhur me reformat që ka synuar t’i kryejë gjatë tetë vjetëve në pushtet.
Araghchi e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të Jashtëm prej vitit 2013./rel/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar