Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV). Ky zhvillim ka mbushur spitalet, ka nxitur masa urgjente dhe ka ngjallur shqetësime te publiku për një shpërthim të ngjashëm me pandeminë e Covid-19.
Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë teksa e cilëson situatën si diçka jo emergjente.
Njoftimi zyrtar i OBSH:
Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit.
Sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit, nëse një sëmundje është e përhapur në një rajon, duhet të raportohet në OBSH, atëherë organizata do të përcaktojë nëse një ngjarje e veçantë përbën apo jo një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar./euronews.al
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...