A po e vë në rrezik ekzistencën e NATO-s, presidenti Trump?

KEHL, GERMANY - APRIL 04: Military attend the commemoration for the dead NATO soldiers during the NATO summit at the Passerelle des Deux-Rives on April 4, 2009 in Kehl, Germany. Heads of state, foreign ministers and defence ministers of the 28 NATO member countries are participating in the summit from April 3-4 in Strasbourg, Kehl and Baden Baden to mark the 60th anniversary of the transatlantic military and political organization. (Photo by action press-Pool/Getty Images)

10:08 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump ka një arsye të mirë kur ai po kritikon partnerët e NATO-s, të cilët po dështojnë të përmbushin barrën e tyre financiare për mbrojtjen e përbashkët të aleancës, shkruan CCN, përcjell arbëresh.info.

Por, ai po e bënë këtë në një mënyrë delikate, jodiplomatike.

Presidenti aktual është i ndjeshëm në koston e ombrellës së sigurisë së Amerikës për aleatët e saj në Azi dhe Evropë, dhe në masë të madhe ai e sheh këtë aleancë ushtarake më shumë si argument për të mbështetur fuqinë globale të SHBA-së sesa për kushtet gjeopolitike.

Ankesat rreth shpenzimeve të NATO-s, trump i kishte shfaqur edhe gjatë fushatës elektorale. Ai e quantë këtë aleancë si “të vjetërsuar”.

“Kjo po na kushton neve shumë para dhe sinqerisht ata duhet të vejnë më shumë para … Ne jemi duke paguar në mënyrë disproporcionale”, pati thënë Trump në një ngjarje CNN.

Presidenti njihet për tërheqje nga marrëveshjet shumëpalëshe, si marrëveshja e klimës së Parisit dhe Partneritetit Trans-Pacific.

Për këtë, kritikët frikësohen se deklaratat e Trumpit janë paralajmërime për copëtimin e sistemit ndërkombëtar që ka bërë ShBA-në, shtetin më të pasur në botë./arbëresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale