Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi të komentonte këtë të hënë, më 19 janar, kur u pyet nëse do të përdorte forcën për të marrë Groenlandën. Në një intervistë të shkurtër telefonike për NBC News, ai u përgjigj shkurt: “Pa koment.”
Trump gjithashtu u shpreh i bindur 100 për qind për të vijuar me planet e tij për të goditur vendet europiane me tarifa nëse nuk e merr Groenlandën.
Presidenti amerikan përsëriti zhgënjimin me Norvegjinë për Çmimin Nobel të Paqes.
“Norvegjia e kontrollon plotësisht, pavarësisht se çfarë thonë. Atyre u pëlqen të thonë se nuk kanë të bëjnë me të, por kanë të bëjnë me gjithçka”, tha ai.
Zhgënjim shprehu gjithashtu ndaj liderëve europianë që po fokusohen te Groenlanda, duke thënë: “Europa duhet të fokusohet te lufta me Rusinë dhe Ukrainën, sepse, sinqerisht, e shihni çfarë u ka sjellë atyre. Kjo është ajo ku Europa duhet të fokusohet, jo te Groenlanda”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...