95 persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve jashtëzakonisht të mëdha që përfshinë Spanjën juglindore.
Një numër i madh njerëzish dyshohet se janë zhdukur si pasoj e motit Dana që përfshiu kryesisht qytetin Valencia, raporton BBC transmeton Arbresh.info.

Valencia duket të jetë qyteti më i goditur, me imazhe që tregojnë automjete të grumbulluara dhe lagje të shkatërruara, dhe ministri i transportit i Spanjës thotë se linja e shpejtësisë së lartë midis qytetit dhe Madridit është dëmtuar ndjeshëm.
Fenomeni i motit Dana është mjaft i zakonshëm në këtë rajon dhe më së shpeshti shfaqet gjatë vjeshtës.
Pas përmbytjeve vdekjeprurëse, Franca dhe Italia u kanë ofruar solidaritet dhe mbështetje Spanjës ndërsa sipas mediave atje, këto përmbytje mendohen se janë më të mëdha që kanë prekur ndonjëherë shtetin spanjoll./Arbresh.info

Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë