Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar një krizë energjetike në të gjithë Europën. Përpara pushtimit rus më 24 shkurt, Bashkimi Europian importonte gati 40 për qind të gazit natyror nga Rusia.
Që atëherë, ky numër është reduktuar në më pak se 10 për qind, duke rritur çmimet e energjisë, duke shkaktuar vështirësi për konsumatorët dhe duke mbjellë farat për trazira të mundshme politike në të gjithë kontinentin.
Në të njëjtën kohë, diçka e tillë ka krijuar një mundësi për ndryshime rrënjësore në mënyrën se si BE-ja trajton krizën energjetike.
Kjo nuk është kriza e parë energjetike në Europë. Gati 50 vite më parë, Komuniteti Europian – paraardhësi i BE-së u përball me krizën e tij të parë energjetike gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1973, kur OPEC katërfishoi çmimin e naftës së papërpunuar dhe Organizata e Vendeve Arabe Eksportuese të Naftës i vendosi embargo naftës që vinte nga Shtetet e Bashkuara, Holanda dhe disa vende të tjera për shkak të qëndrimeve pro-izraelite në konflikt.
Shumë menduan se këto veprime do të shkatërronin prosperitetin e Europës Perëndimore, e cila gjatë 25 viteve të mëparshme ishte ndërtuar mbi aksesin në hidrokarbure jashtëzakonisht të lira; në atë kohë, nafta përbënte rreth 60 për qind të energjisë së Europës, raporton abcnews.al.
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...
Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhi...
Grabiten një këmbimore në Pejë, arrestohen dy të dyshuar në ...
Abdixhiku para Kuvendit të LDK-së: Sot, me demokraci e përca...