Të paktën nëntë civile janë vrarë nga sulmet me raketa ruse të hënën në qytetin ukrainas të Kharkiv, ha kryebashkiaku Ihor Terekhov.
Ai shtoi se gjatë sulmeve ruse janë vrarë edhe 3 fëmijë, transmeton portal arbresh.info
“Sot patëm një ditë shumë të vështirë. Kjo na tregoi se nuk është vetëm një luftë, kjo është një masakër e popullit ukrainas,” tha ai në llogarinë e tij në Telegram.
“Raketat goditën ndërtesat e banimit, duke vrarë dhe plagosur civilë paqësorë. Kharkiv nuk ka parë dëme të tilla për një kohë shumë të gjatë. Dhe kjo është e tmerrshme,” tha ai.
Terekhov tha se katër persona dolën nga streha për të marrë pak ujë dhe u vranë.
Një familje me dy të rritur dhe tre fëmijë u dogjën të gjallë gjatë sulmit, ka shtuar ai, ndërsa ka theksuar se 37 persona kanë mbetur të plagosur./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...