Data 2 shtator 1945 konsiderohet si fundi i Luftës së Dytë Botërore pas dorëzimit të trupave japoneze më 15 gusht të po atij viti.
Në këtë ditë, gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, kryesoi një ceremoni me rastin e dorëzimit të Japonisë, me çka iu dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në luftanijen Missouri të komandantit të Flotës së SHBA-së për Paqësorin.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve të mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme, një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës; një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.

Lufta e Dytë Botërore (1939-1945) ka qenë njëra ndër luftërat më të përgjakshme gjatë historisë së njerëzimit. Fillimi i saj është i lidhur me hesape të paqëruara mes shteteve të fuqishme nga Lufta e Parë Botërore./konica

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...