Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilëve u ka bërë thirrje për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm.
“Kam biseduar me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm. Italia është protagoniste për paqen”, ka shkruar Tajani në një postim në Twitter.

Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s