Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara njoftoi se e ka qëlluar me armë zjarri një burrë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë mëngjesin e së dielës, pas një konfrontimi me të.
Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, pasi po e kalon fundjavën në rezidencën e vet në Florida.
Në një komunikatë për media, Shërbimi Sekret tha se burri u dërgua në një spital në afërsi.
Zyrtarët e Shërbimit Sekret morën informatë nga autoritetet lokale se një person me tipare vetëvrasëse mund të jetë duke udhëtuar drejt Uashingtonit nga Indiana, ndërsa vetura e tij u gjet vetëm një bllok larg Shtëpisë së Bardhë, sipas komunikatës.
Burri e vringëlloi armën e tij kur oficerët po iu afroheshin dhe ata hapën zjarr pak pas mesnatës, sipas kohës lokale.
Ai u dërgua në një spital në afërsi dhe ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore, thuhet në komunikatë.
Nuk ka të lënduar të tjerë nga ky incident.
Në vitet e fundit kanë ndodhur disa incidente që përfshijnë burra të armatosur të qëlluar nga oficerët e sigurisë në ose afër territorit të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe një rast në vitin 2016, kur një burrë që mbante një pistoletë u qëllua në një portë sigurie të Shtëpisë së Bardhë.
Në vitin 2023, një emigrant indian 20-vjeçar me emrin Sai Varshith Kandula, u përpoq pa sukses t’i kalonte barrierat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë me një kamion të marrë me qira./rel
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...