Në një situatë të trazuar për familjen mberëtore pas largimit të Harry dhe Meghan si dhe zërave për divorcin e tyre, një tjetër lajm po bën bujë. Simon Charles Dorante-Day, nga Australia pretendon se është fëmija sekret i Charles, Princit të Uells dhe Kamilës, Dukeshës së Cornwell. Ai është aq i vendosur për të provuar teorinë e tij sa pretendon ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë Australiane.
Ai thotë se lindi kur trashëgimtari i fronit ishte 18 vjeç dhe Camilla e cila përfundimisht do të bëhej gruaja e Charles, ishte 19 vjeç. Simon Dorante-Day është i vendosur të provojë teorinë se është ai, dhe jo Princi William është i dyti në linjën e fronit.

Simon Dorante-Day është thotë se ka fotografi familjare që vërtetojnë pretendimin e tij. Ai është shprehur për revistën New Idea: “Gjyshja ime, e cila ka punuar për Mbretëreshën më ka thënë shumë herë se isha djali i Camilla dhe Charles.”

Ai pretendon se i bëri publike pretendimet e tij për Krishtlindje, madje sipas tij, tymnaja e Harry-t dhe Meghan u krijua enkas që të shkëputej vëmendja nga deklarata e tij. Simon lindi në 5 prill të vitit 1966 në Gosport, Hampshire.
Sipas Simon-it, gjyshja e tij adoptuese ka punuar për mbretëreshën Elizabeth dhe princin Philipp dhe kanë qenë këta të dy që kanë vendosur të shpëtonin një herë e mirë prej tij, duke e dhënë për birësim tek Karen dhe David Day.

Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...