Pesë vetë u vranë kur një person i armatosur vuri në shënjestër ”Capital Gazette” të Maryland të enjten.
Sipas BBC, bëhet fjalë për viktimat – Rob Hiaasen, Rebecca Smith, Gerald Fischman, John McNamara dhe Wendi Winters – ishin të gjithë punonjës të Capital Gazette, një gazetë e botuar në Annapolis, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë një zyrtar policor ka deklaruar se i dyshuari është identifikuar si Jarrod Ramos, 38-vjeq, i cili u arrestua nga policia pas masakrës.
Tom Markward, kryeredaktori i kësaj të përditshme, ka deklaruar se prej kohësh ishte brengosur për sulmet e Ramosit që ua kishte bërë gazetarëve dhe gazetës që ai e menaxhon.
Ai i kishte telefonuar policisë qysh në vitin 2013 për shkak të Ramosit, dhe mendonte të kërkonte masa kufizimi që ia ndalon atij t’i afrohet zyrave të kësaj gazete./arbresh.info/
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...