Kandidatura e vetme shqiptare në listat italiane për në PE, ka ngjallur interes dhe mbështetje tek eurodeputetë në krejt Europën.
Pas eurodeputetit kroat Valter Flego që tha se Marco – Muharrem Salihu në Parlamentin Europian do të forcojë zërin shqiptar në Europë, vjen mbështetja e Lucas Mandl, mbrojtës i zjarrtë i Kosovës, partneri i saj brenda Parlamentit dhe institucioneve europiane.
“… Punoj ngushtësisht me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ja përse e çmoj shumë punën e Marcos (Muharrem Salihut) ndaj shpresoj që
ai do të jetë kolegu im në Parlamentin europian dhe do punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Europën! Shumë urime! Yti, Lucas Mandl!”, ka shkruar Mandl.
Kandidatit shqiptar, i kanë mbërritur mesazhe mbështetëse nga gjithë anët e Europës. Ish Presidentë, ish ministra, deputetë europianë, deputetë të viseve shqiptare, drejtues të organizatave të biznesit, Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Surpriza ishte urimi në grup i futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë, Broja, Asani, Gjimshiti, që është dhe vendas i Marco-Muharrem Salihut.
Futbollistët nga grumbullimi gjetën kohën të bënin thirrje tek komuniteti shqiptar i Verilindjes të votonin Marcon./Telegrafi/
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...