Të paktën 44 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror që goditi një qendër pritjeje për migrantët e jashtëligjshëm pranë Tripolit, deklaruan burimet libiane të Shërbimeve të Shpëtimit.
Ministria libiane e Shëndetësisë, e mbështetur nga OKB-ja, tha se u plagosën edhe të paktën 130 persona të tjerë.
Në një deklaratë, qeveria libiane, e mbështetur nga SHBA, akuzoi të ashtuquajturën Ushtria Kombëtare Libiane, e udhëhequr nga Khalifa Haftar.
Libia është e ndarë midis dy qeverive në luftë dhe forcat e Haftarit kontrollojnë pjesën më të madhe të lindjes dhe jugut të vendit.
Qendra humanitare përbëhej nga një total prej 610 emigrantësh.
Ministria e Brendshme e Libisë ka njoftuar se do të kërkojë që “bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Afrikan të fillojnë hetimet për këto krime të kryera nga milicia e Haftarit”.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...