400 të dënuar në arrati, mes tyre terroristë

09:18 | 7 Korrik 2022
K.B

Më shumë se 400 të dënuar arritën të arratisen pas sulmit në një burg shumë pranë kryeqytetit nigerian të Abujës.

Katër të burgosur, një roje dhe disa sulmues u vranë gjatë përleshjeve në dyert e burgut që zgjatën për disa orë

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, sulmi dyshohet të jetë kryer nga militantët e Boko Haram, pasi shumë anëtarë të tij ndodheshin në këtë burg.

Shpërthime të forta dhe të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë burgut të sigurisë së mesme pak jashtë kryeqytetit, mbrëmjen e së martës kur ndodhi sulmi.

Përveç katër të burgosurve të vrarë, 16 të tjerë u plagosën gjithashtu gjatë sulmit, tha shërbimi korrektues i Nigerisë./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale