Sipas Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), pothuajse 40 për qind e popullsisë së Jemenit po përballet me “ushqim të pamjaftueshëm”.
OCHA theksoi se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të lehtësuar rrezikun e urisë në Jemen, pasiguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë kryesore në vend.
“Pasiguria akute ushqimore është një realitet për 16.2 milionë persona”, tha OCHA.
Jemeni është i përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014 kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që synon të rikthejë qeverinë jemenase, ka përkeqësuar situatën duke shkaktuar një nga krizat më të rënda humanitare në botë, me afër 80 për qind ose rreth 30 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare, si dhe me mbi 13 milionë njerëz që janë në rrezik të urisë./AA/
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite