Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina raportoi 33 raste të reja me COVID-19 më 3 janar, nga 24 raste një ditë më parë, tha të hënën autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, transmeton lajmi.net.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 20 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë. Komisioni raportoi gjithashtu 13 raste të reja të transmetuara në vend: gjashtë në provincën Liaoning, katër në provincën Hebei, dy në Pekin dhe një në provincën Heilongjiang.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 40 nga tetë raste një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 87,150, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar