Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar sot presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për 30 vjetorin e tij në detyrë, duke theksuar kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë.
Në mesazhin e tij të urimit, Putin deklaroi se e gjithë historia moderne e Bjellorusisë, e cila “është e shënuar nga ndërtimi i institucioneve moderne shtetërore dhe sukseset e rëndësishme në sferën sociale dhe ekonomike, është e lidhur me Lukashenkon”, thuhet në deklaratë.
“Votuesit bjellorusë ju besuan pozitën më të lartë në qeveri gjashtë herë radhazi, gjë që padyshim dëshmon për autoritetin tuaj të madh midis bashkatdhetarëve tuaj,” vuri në dukje Putin./abcnews.al
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...