Më shumë se 30.000 civilë kanë ikur në ditët e fundit nga provinca e Alepos së Sirisë, për shkak të luftimeve mizore mes forcave qeveritare siriane të mbështetura nga ato ruse dhe militantëve të Shtetit Islamik.
Forcat qeveritare siriane të mbështetura nga forcat ajrore ruse dhe artileria, janë duke zhvilluar luftime të ashpra me xhihadistët e Shtetit Islam. Që nga fillimi i ofensivës, në janar të këtij viti, forcat qeveritare kanë marrë nën kontroll rreth 90 fshatra në provincën e Alepos, raporton AFP. Por dhuna mizore nga ushtarët qeveritarë, ka bërë që civilët të shpërngulen nga vendbanimet e tyre./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...