Ushtria izraelite ka bërë të ditur se 3 raketa janë lëshuar nga Siria në drejtim të Izraelit verior.
“Tre lëshime u identifikuan nga Siria në territorin Izraelit,” tha një zëdhënës ushtarak izraelit në një deklaratë, duke shtuar se një raketë ra brenda Sirisë dhe dy të tjerat ranë në një fushë të hapur, duke mos shkaktuar dëme ose lëndime, transmeton portal arbresh.info
Incidenti vjen ndërsa luftimet më të ashpra midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit të Gazës që nga viti 2014 hyn në ditën e pestë, duke lënë të paktën 122 palestinezë dhe nëntë izraelitë të vrarë deri më tani./arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...