“Magjia” e skenografisë në Teatrin Kombëtar

13:08 | 27 Shkurt 2022
A Z

Kjo skenë është vendi ku luhen shfaqje nga më të ndryshmet, përjetohen gjëra që ne i shohim sipërfaqësisht po shumë pak nga ne dimë se si arrin të realizohet kjo, shkruan arbresh.info.

Skenografia e një shfaqje është ajo që na bënë qysh në fillim të lidhemi për  të.

Për të bërë një dekor të tillë në mënyrë përfekte dhe të kapshëm për syrin e publikut, nevojiten orë të tëra.

Rrahman Mehmeti, dekorator dhe mjeshtër i skenës së teatrit Kombëtarë të Kosovës, për arbresh.info na shpjegoi me detaje rreth përgatitjeve të një skenografie të një shfaqje ditore.

“Si proces së pari fillojmë me provat dhe leximin e tekstit që e bënë regjisori, vjen skenografi na prezantohet na i bjen skicat e skenografisë, edhe na tani këqyrim çka kemi tonën mas pari, çka të mujm me ju ofru si proces për prova ia ofrojmë na pastaj shikojmë në prodhim e sipër që i kemi që i prodhojmë vetë”, tha Mehmeti.

E gjërat që mungojnë ose nuk gjenden Mehmeti thotë se duhet të kombinohen.

“Ka pas raste kur jemi kombinu me skenografin se nuk mundemi me thanë nuk ka se duhet me u ba një zgjidhje por gjithmonë e kemi gjet një gjuhë të përbashkët dhe e kemi gjet një zgjidhje në bashkëpunim me skenografin”, tha Mehmeti.

Repertori i shfaqjeve në teatrin Kombëtarë të Kosovës, është mjaft i pasur, dhe ndodh që brenda ditës të luhen dy shfaqje, për tu bërë skenografia e një  shfaqjeje Mehmeti tha se duhen deri katër orë.

“Gjatë ditës na ka ndodh me i pas nga dy shfaqje por janë shku në proporcion të njëjtë ose p.sh është bërë gjysma e skenës njëherë edhe ka lu ajo shfaqja që e ka pas vetëm gjysmën e skenës madje kemi vazhdua tjetrën, nuk kemi pas shumë, këtu më së paktu të nevojiten tri orë deri në katër shkon një shfaqjeje me montu, siç është skenografia pastaj procesi i ndriçimit, rekuizitave”, deklaroi Mehmeti.

Ndonjëherë dështimet janë pjesë e punës, por që sipas Mehmetit deri më sot nuk ka ndodhur si shkak i teknikës.

Tutje ai përmend edhe lëndimet e aktorëve si shkak i pakujdesisë së tyre, ndërkaq ai shton se deri më sot nuk ka pasur lëndime që kanë sjellë fatalitet.

“Sa i përket teknikës nuk kemi dështua asnjëherë, ka ndodh që e kemi përgatit shfaqjen komplet na ka ardh lajmi që një aktorit i ka vdek dikush ose p.sh ka pas raste kur është dashtë me u anulu shfaqja. Jo nuk ka ndodh për shkak të skenografisë ka pasur raste kur ka ndodh si shkak i aktorit. P.sh ka qenë pallati i ëndrrave dhe na ia kemi vendos shkallët ka duhet ka ka thanë regjisori për me zbrit aktori ai nuk ka zbrit ka i ka thanë regjisori ka ikë në anën tjetër edhe i ka thy tre brinjë”, tha Mehmeti.

Sa është e vështirë të bëhesh të njëjtin dekor shumë herë tregon vetë Mehmeti.

“Karnavali i Korçës”, dy herë iu ka vazhduar kontrata ka dy vjet, ajo ka shku gjithmonë njejtë, diku për katër vite ku në muaj kjo shfaqje ka qenë dy herë e ajo ka shku e njëjtë që nuk ndryshohet pra i njëjti dekor”, tha ai.

Një nga skenografitë siç është ajo e shfaqjes “Martesa e Barionit”, për Mehmetin mbetet e preferuara, madje ai thotë se do ta bënte prapë po të njëjtën pa ndryshime fare.

“ Kur kam ardh në fillim e kemi pas “Martesa e Barionit” që ka qenë skenografia që mua më ka pëlqy më së shumti, u kanë e veshur me kulisa që na fillimi deri në fund dhe e gjitha ka qenë e dekoruar e që më ka pëlqyer më së shumti po mbase ka qenë ehde shfaqja e parë edhe kam qenë kujdestarë vetë kur kam fillua atëherë në teatër”, tha Mehmeti.

Aq sa interpretimet e aktorëve i japin jetë një shfaqje, aq më madhështore e bënë të jetë edhe skenografia e që shumë artdashës duan t’i shohin dhe t’i përjetojnë emocionet e një skene të tillë magjike./S.D/arbresh.info/

 

 

Të ngjashme