Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane, ka reaguar rreth agresionit Rus ndaj Ukrainës.
Shasha shkruan se, Gjermania është përbuzur se nuk po i përgjigjet agresionit Rus ndaj Ukrainës, dhe tani Gjermania vendosi diçka që deri me tani ishte e paimagjinueshme.
Duke numëruar disa prej tyre, dërgoj trupat shtesë drejt kufirit me Ukrainën, rriti buxhetin ushtarak për 100 miliardë EURO (trefishim i buxhetit), vendos në Kushtetuan e saj obligimin për minimumin prej 2% shpenzimeve të GDP-së për ushtrinë, lejoj dërgimin e armatimit Ukrainës, dhe mbylli hapësirën e saj ajrore për Rusinë.
Postimi i plotë i tij:
Deri para pak ditëve, Gjermania është përbuzur se nuk po përgjigjet agresionit Rus ndaj Ukrainës. Sot, Gjermania vendosi diçka që deri me tani ishte e paimagjinueshme:
– të dërgoj trupat shtesë drejt kufirit me Ukrainën,
– të rrit buxhetin ushtarak për 100 miliardë EURO (trefishim i buxhetit),
– të vendos në Kushtetuan e saj obligimin për minimumin prej 2% shpenzimeve të GDP-së për ushtrinë,
– të lejoj dërgimin e armatimit Ukrainës,
– të mbyll hapësirën e saj ajrore për Rusinë.
Paralelisht me këtë, sanksionet ekonomike janë një lloj bombe ekonomike nukleare që është duke u hedhur mbi sistemin financiar të Rusisë. Bankrotimi total i shteti Rus është tani mundësi reale për Putinin.
Patjetër se pa SHBA e gjithë kjo do ishte e paimagjinueshme, por sot BE-ja, në krye me Gjermaninë, është duke marr rolin udhëheqës në përballje me pushtimin Rus të Ukrainës. Ky është vetëm shembulli i radhës se si BE-ja çdo herë ka rilindur edhe më e fuqishme në përballje me krizat e kohës. Çdo krizë, nga kriza financiare e vitit 2008 dhe kriza e migrimit 2015, e deri te BREXIT-i dhe pushtimi i sotëm i Ukrainës, ka shërbyer si moment evoluimi të BE-së në një organizëm edhe më të avancuar. Evoluimi i ngadaltë, patjetër, por evoluim i sigurtë, gjithsesi.
Pushtimi në Ukrainë është në ditët e para të tij. Duhet të jemi realist. Ukraina (dhe Perëndimi) është larg prej fitores, aq sa edhe Rusia është larg prej dorëzimit. Sidoqoftë, në disa ditë të fundit BE-ja tani më është shndërruar nga blloku më i rëndësishëm tregtar në botë, në bllokun më të rëndësishëm politik në botë. Një moment historik për BE-në i cili do të vendos projektin dhe bashkëpunimin evropian në një trajektore të re të zhvillimit./arbresh.info/
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...