Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, arriti një marrëveshje për të blerë aksione kontrolluese në zinxhirin e hoteleve luksoze Four Seasons për 2.2 miliardë dollarë.
Sipas marrëveshjes, Cascade Investments, një firmë investimesh private që mban pasuritë e Gates, do të rrisë pronësinë e saj në Four Seasons Hotel and Resorts, nga 47.5% në 71.25%.
Gates ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ai dhe Melinda French Gates njoftuan në maj se do të divorcoheshin pas 27 vitesh.
Ai ka qenë dhe nën shqyrtim lidhur me marrëdhënien e tij me financierin Jeffrey Epstein, i cili vrau veten ndërsa ishte në pritje të gjykimit me akuzat e trafikimit seksual të të miturve.
Gates i përshkroi lidhjet e tij me Epstein si një “gabim të madh” në një intervistë me CNN.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...