Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një tren ekspres ndërkombëtar u përplas me një autobus në një vendkalim në jug të Sllovakisë, thonë punonjësit e urgjencës.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit Nove Zamky, rreth 80 km në lindje të kryeqytetit Bratislava, sipas një postimi të shërbimeve emergjente në Facebook.
Agjencitë e lajmeve raportojnë se të paktën pesë të tjerë u plagosën në incidentin, i cili ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale (16:00 BST).
Drejtuesit e autobusit dhe trenit ishin mes të plagosurve dhe janë dërguar në spital, i pari në gjendje kritike, shkruan BBC.
Të gjithë viktimat mendohet të jenë njerëz që ishin në autobusin Arriva, i cili zyrtarët thanë se u nda në dysh nga përplasja.
Fotot treguan lokomotivë në flakë dhe pasagjerë që ecnin drejt rrugës së sigurt përgjatë shinave.
“Kam frikë se numri i njerëzve të vrarë në këtë aksident mund të rritet,” tha për AFP Petra Klimesova, një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit.
Rreth 200 persona ishin në tren dhe nëntë në autobus në momentin e përplasjes, thanë zyrtarët në një konferencë për shtyp.
Treni ishte shërbimi i rregullt EuroCity 279 që udhëtonte nga Praga në Budapest nëpërmjet Bratislavës.
Ai drejtohej nga një lokomotivë e Hekurudhave Çeke që tërhiqte vagonët e Hekurudhave Sllovake.
Hekurudhat Çeke vlerësuan veprimet e shoferit të saj, i cili tha se kishte parandaluar lëndimet e pasagjerëve të trenit duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për të shmangur daljen nga shinat, raporton BBC.
Mësohet se ai është hedhur në dhomën e kontrollit disa sekonda para përplasjes dhe ka pësuar djegie nga zjarri pasues.
Sipas një zëdhënëse të Arriva të cituar në mediat sllovake, shoferi i autobusit kishte mbi tridhjetë vjet përvojë.
Sipas raporteve të pakonfirmuara të mediave sllovake, vendkalimi në nivel kishte drita dhe barriera, por këto ishin lënë jashtë veprimit nga një stuhi e fundit.
Është e paqartë nëse ata ishin duke punuar siç duhet në momentin e përplasjes.
Hekurudhat Sllovake nuk i kanë komentuar pretendimet.
Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok, i cili shkoi në vendngjarje, shkroi në rrjetet sociale se “mjafton pak pavëmendje dhe jeta mund të ndryshojë në një të qindtën e sekondës – përgjithmonë”.
“Kjo ngjarje e trishtë le të jetë një kujtesë për të gjithë ne që t’i kushtojmë vëmendje sigurisë në rrugë dhe në vendkalimet hekurudhore”.
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...