Numri i të vdekurve nga dy ditët e sulmeve ajrore nga forcat qeveritare sirianë në zonën e mbajtur nga rebelët është rritur në 250, thonë raportet.
Kjo është dhuna më e keqe në zonën e Ghoutas Lindore pranë Damaskut që nga viti 2013, raportojnë aktivitët, transmeton portali arbresh.info
Sipas tyre më shumë se 50 fëmijë janë në mesin e të vdekurve.
OKB ka paralajmëruar se situata është “duke dalë jashtë kontrollit”.
Ndërkohë qeveria e Damaskut ka dërguar forca për t’u ballafaquar me trupat turke që kanë kaluar kufirin për të larguar kurdët në Sirinë veriore.
Ushtria siriane nuk ka komentuar raportet mbi Ghoutan Lindore, por ka theksuar se po kryen “sulme precize” në zonat që kontrollohen nga rebelët.
Një zyrtar i OKB-së ka bërë të ditur se për dy ditë janë goditur gjashtë spitale./arbresh.info/
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?