Një monitorues i luftës ka thënë se sulmi ajror i kryesuar nga ushtria amerikane ka lënë së paku 23 të vrarë në dy pjesë të Sirisë lindore.
Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga aleatët, të cilët, me vonesë bënë të ditur që gjatë sulmit janë kujdesur që t’u largohen civilëve, transmeton arbresh.info.
Aeroplanët mendohet se i përkasin koalicionit internacional dhe ka vrarë tre ushtarë dhe 13 civilë, përfshirë këtu edhe disa fëmijë, ka raportuar vëzhguesi sirian për të drejta të njeriut.
Tutje nga vendi i ngjarjes janë vrarë edhe disa civilë të tjerë.
Ushtria e shtetit islamik e kontrollon gjithë atë zonë.
Kurse qeveria siriane kontrollon disa pjesë të tjera të qytetit Deir-Zor, përfshirë edhe një bazë ushtarake.
Trupat siriane, me mbështetje të Rusisë, ende vazhdonjë sulmin ndaj ushtarëve të shtetit islamik./Arbresh.info/
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen 5 ...
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...