
A medical worker takes a swab sample from a resident to be tested for the COVID-19 coronavirus in Wuhan in China's central Hubei province on May 14, 2020. - Nervous residents of China's pandemic epicentre of Wuhan queued up across the city to be tested for the coronavirus on May 14 after a new cluster of cases sparked a mass screening campaign. (Photo by STR / AFP) / China OUT
Udhëheqësit e 23 vendeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështetën të martën një ide për të krijuar një traktat ndërkombëtar që do të ndihmonte botën të merrej me emergjencat e ardhshme shëndetësore si pandemia e koronavirusit që ka gjunjëzuar botën.
Ideja e një traktati të tillë, i cili do të siguronte qasje universale dhe të barabartë në vaksinat, ilaçet dhe diagnostikimet për pandemitë, u paraqit nga kryetari i udhëheqësve të Bashkimit Europian, Charles Michel në një samit të G20-tës në nëntorin e kaluar, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Të martën kjo ide morri mbështetje edhe nga liderët e Fixhit, Portugalisë, Rumanisë, Britanisë, nga Ruanda, Kenia, Franca, Gjermania, Greqia, Korea, Kili, Kosta Rika, Shqipëria, Afrika e Jugut, Trinidad dhe Tobago, Hollanda, Tunizia, Senegal, Spanjë, Norvegji, Serbi, Indonezi, Ukrainë dhe OBSH.
“Bota do të përballet me pandemi dhe me urgjenca tjera shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme dhe asnjë organizatë botërore e vetme nuk do të mund të trajtojë këto kërcënime të mëdha”, thuhet në raportin e përbashkët.
“Ne besojmë se kombet duhet të punojnë së bashku drejt një traktati të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagim ndaj pandemisë”, thanë ata.
Qëllimi kryesor i këtij traktati do të ishte forcimi i rezistencës së botës ndaj pandemive të ardhshme përmes sistemeve më të mira të alarmit, ndarjes së të dhënave, hulumtimeve dhe prodhimit të shpërndarjes së vaksinave, ilaçeve, diagnostikimeve dhe pajisjeve mbrojtëse personale, thanë ata.
Traktati do të thoshte gjithashtu se shëndeti i njerëzve, kafshëve dhe planetit janë të gjithë të lidhur dhe duhet të çojnë në përgjegjësi të përbashkët, transparencë dhe bashkëpunim global./arbresh.info/
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...