Spanja shënon 164 viktima të koronavirusit për 24 orë

12:22 | 4 Maj 2020
A Z

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se 164 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet.

Kështu, shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 25,428. Numri i ri ditor i viktimave është i njëjtë me atë që u shënua një ditë më parë, transmeton Gazeta Express.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe mbi 500 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 218,011 persona.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga virusi në Evropë, bashkë me Italinë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

Sidoqoftë, shifrat e reja të të prekurve kanë shënuar rënie ditëve të fundit dhe qeveria spanjolle ka filluar t’i largojë disa nga masat e kufizimeve, të cilat ishin marrë për ta luftuar përhapjen e sëmundjes.

Shpërndaje në rrjete sociale