Virgjinia Perëndimore e Shteteve të Bashkuara do t’u ofrojë kursime prej 100 dollarësh të rinjve që e marrin vaksinën kundër Covid-19.
Autoritetet e këtij shteti thonë se shpresojnë që kjo pagesë për personat e moshës 16- deri në 35-vjeçare do t’i motivojë të rinjtë që ta marrin vaksinën, shkruan BBC.
“Fëmijët tanë ndoshta nuk e kuptojnë vërtet se sa të rëndësishëm janë ata që t’i jepet fund kësaj”, tha guvernatori i Virgjinias Perëndimore, Jim Justice, të hënën.
Virgjinia Perëndimore ka qenë në mesin e shteteve amerikane me shkallët më të larta të vaksinimit, por progresi është ngadalësuar në javët e fundit.
Nisma e re nënkupton që personat e grupmoshës së caktuar që vaksinohen mund t’i tërheqin 100 dollarët plus shkallën e interesit në një datë të mëvonshme. Nga kjo shumë do të përfitojnë edhe ata që janë vaksinuar më parë e që nuk janë nën 16 vjeç e mbi 35 vjeç.
Virgjinia Perëndimore është e gjashtëmbëdhjeta në ShBA për shkallën më të lartë të rasteve për numër banorësh. Rreth 52 për qind e 1.5 milion personave të përshtatshëm për vaksinim tashmë e kanë marrë të paktën njërën dozë, por guvernatori tha se rreth 40 për qind e popullsisë mund të ngurrojë që ta marrë vaksinën.
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...