Po vazhdon gjendja shumë e rëndë me pandeminë në Indi. Ky shtet shënoi rekord të ri të viktimave me 4.329 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënua edhe një numër mjaft i lartë i rasteve të reja me Covid-19 – mbi 263 mijë, shkruan Rueters.
India është vetëm shteti i dytë në botë që e tejkaloi shifrën prej mbi 25 milionë të prekurve, pas Shteteve të Bashkuara.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 25 milionë e 230 mijë, ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave është 278.719.
Megjithatë, ekspertët shëndetësorë besojnë se gjendja e vërtetë është shumë më e rëndë sesa ajo që e paraqesin shifrat zyrtare, sepse numrat mund të jenë deri në dhjetë herë më të lartë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, autoritetet rajonale në Indi i kanë rikthyer masat e rrepta kufizuese pas tubimeve e festivaleve masive, të cilat, bashkë me variantet më ngjitëse të virusit, fajësohen për përkeqësimin e situatës.
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...