
FILE PHOTO: Swedish Prime Minister Stefan Lofven addresses a news conference, after parliament passed a bill giving the government the temporary power to adopt new measures to slow the COVID-19 pandemic, in Stockhom, Sweden January 8, 2021. Fredrik Sandberg/TT News Agency/via REUTERS
Parlamenti i Suedisë rrëzoi të hënën Qeverinë e kryeministrit Stefan Lofven përmes votës së mosbesimit.
Nga 349 ligjvënësit, 181 votuan në favor të mocionit, ndërsa 51 abstenuan.
Është hera e parë në historinë suedeze që një kryeministër rrëzohet në një votim të tillë.
Lofven, udhëheqës i Social-Demokratëve, ka një javë kohë për të dhënë dorëheqje ose për të thirrur zgjedhjet e parakohshme.
Nëse vendos për zgjedhje të parakohshme, ato do të ishin të parat në Suedi që nga viti 1958.
Nëse vendos të japë dorëheqje, kryetari i Parlamentit duhet të nisë negociatat ndërpartiake për formimin e një qeverie të re.
Lofven u mposht pas gati shtatë vjetësh në pushtet, për shkak të një plani për të lehtësuar kontrollet e qirasë për apartamentet e reja.
Votimi për mocionin e mosbesimit u thirr nga Demokratët, pasi Partia e Majtë e tërhoqi mbështetjen për Social-Demokratët e Lofvenit, për reformimin e kontrollit të qirasë.
Lofven e ka siguruar mandatin e dytë si kryeministër në vitin 2018, pas disa muajsh negociata, por që atëherë ka udhëhequr një Qeveri të brishtë të pakicës.
Qeveria është përbërë nga Social-Demokratët e tij dhe Të Gjelbrit, është mbështetur nga Partia e Qendrës dhe Liberalët, por ka pasur nevojë edhe për mbështetjen e heshtur të Partisë së Majtë./REL/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...