Situatë kaotike për t’u ngjitur në aeroplan, shpresë për evakuim

10:06 | 16 Gusht 2021
V. S.

Situata në Afganistan ka dalë jashtë kontrollit dhe trupat talebane kanë mësyrë edhe në kryeqytetin Kabul, duke marrë edhe pallatin presidencial, pas largimit të Presidentit drejt Taxhikistanit.

E kjo ka bërë që qindra Afganistan të mësyejn drejt aeroportit për tu larguar.

Në videon e publikuar vërehet turma e Afganistanvë të cilët shtyhen për të hypur në aeroplan.

Madje në baze të videos vërehet se qytetarët ngjiten edhe poshtë shkallëve të aeroplanit, raporton arbresh.info.

Ndryshe situata në Afganistan ka nisur që të përkeqësohet prej kur trupat ndërkombëtare kanë nisur të largohen nga ky shtet, në maj të këtij viti.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale