Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha të martën se administrata nuk e ka parë Kinën t’i japë Rusisë pajisje ushtarake që kur presidenti Joe Biden foli me Presidentin e Kinës Xi Jinping të premten e kaluar.
“Nuk mund të bëj parashikime për të ecur përpara. Ajo që mund t’ju them është që ne nuk kemi parë që nga ato takime apo që nga biseda e Presidentit me Xi, sigurimin e pajisjeve ushtarake nga Kina për Rusinë, por sigurisht, kjo është diçka që ne po monitorojmë nga afër, “u tha Sullivan gazetarëve të martën.
Ai vazhdoi: “Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë. Biden i bëri të qartë Presidentit Xi implikimet dhe pasojat e çdo sigurimi të tillë të pajisjeve dhe ata e kuptojnë shumë mirë.”
Rusia ka kërkuar mbështetje ushtarake dhe ndihmë ekonomike nga Kina, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN javën e kaluar.
Kina ka shprehur njëfarë hapjeje për t’i ofruar ndihmë Rusisë, sipas një kabllogrami diplomatik të SHBA-së drejtuar aleatëve. Si Rusia ashtu edhe Pekini kanë mohuar se ka pasur ndonjë kërkesë të tillë.
Të premten, Biden u përpoq të largonte Xi-në që të ndihmonte Rusinë, duke paralajmëruar homologun e tij kinez gjatë një videotelefonate të gjatë 110-minutëshe për “inmplikimet dhe pasojat” për Pekinin nëse do të ofronte mbështetje materiale për Moskën.
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...