Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Arabisë Saudite të ndalojë prodhimin e naftës.
Kjo pasi që duket se dyja vendet i kanë zbehur paksa raportet, transmeton arbresh.info.
Arsyeja e kësaj kërkese ishte ndalimi i përçarjes së tregut të derivateve si pasojë e luftës në Ukrainë.
Kështu të paktën thotë Jake Sullivan, i cili është këshilltar për siguri i presidentit Joe Biden.
Ai tha se kishte folur rreth çështjes së vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, e kjo sipas tij e kishte zemëruar princin e këtij vendi, Mohammed bin Salman.
Sullivan tha se bin Salman i kishte thënë atij të mos e përmendte kurrë më këtë çështje.
Sipas raportimeve ShBA-të i kishin kërkuar Arabisë Saudite të rrisin prodhimin e naftës, mirëpo këto bisedime nuk ishin finalizuar.
Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se tani Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që të mos dëmtohen interesat e saj në Ukrainë.
Sauditët e anuluan një vizitë të një delegacioni të lartë ushtarak të administratës Biden verën e vitit të kaluar.
Po ashtu i anuluan edhe dy vizita të sekretarëve amerikanë, atij të mbrojtjes Lloyd Austin dhe atij të shtetit Anthony Blinken./arbresh.info/
Irani i gatshëm t`i shqyrtojë kompromiset për marrëveshje me...
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...