Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke e realizuar një vizitë të rrallë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe pritet të udhëtojë edhe në Arabinë Saudite.
Putini pritet të diskutojë me presidentin e Emirateve për luftërat në Gazë dhe Ukrainë, si dhe për prodhim të naftës.
Aktualisht, Emiratet janë nikoqire të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, mirëpo Kremlini nuk ka treguar nëse Putin do të marrë pjesë në të.
Ai është larguar rrallë prej Rusisë, qysh prej muajit mars, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestim për të.
Kjo gjykatë e ka akuzuar atë për dëbim ilegal të fëmijëve ukrainas në Rusi – vendim që përbën krim lufte – mirëpo as Emiratet dhe as Arabia Saudite nuk e njohin juridiksionin e gjykatës./rel
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...