Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi se ekziston mundësia që SHBA dhe Rusia të rifillojnë komunikimin, me kusht që publiku në SHBA të kuptojë se bota po ndryshon dhe se duhet të mësohet me këtë fakt.
“Nëse kuptohet se bota po ndryshon në rrethana objektive dhe se duhet përshtatur me të, duke shfrytëzuar avantazhet që ka SHBA-ja, ndoshta diçka do të ndryshojë”, tha Putin në një intervistë të zhvilluar më herët.
Gjithashtu ka sjellë në vëmendje disa nga marrëdhëniet me ish-presidentët e mëparshëm, duke thënë se “ka pasur komunikim të mirë me disa ish-presidentë amerikanë”.
“Kam pasur një marrëdhënie të mirë me Bush Jr., i cili shihej nga të gjithë si një djalë fshatar që gjoja nuk kupton shumë, por nuk është kështu. E kuptonte se çfarë po bënte. Unë kam pasur një marrëdhënie të tillë me Donald Trump. Nuk bëhet fjalë nëse do të pëlqejmë njëri-tjetrin si personalitete, por për të përafruar pikëpamjet. Nëse ideja e dominimit me çdo kusht vazhdon të jetë në publikun amerikan, asgjë nuk do të ndryshojë”, tha Trump./abcnews.al/
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës