79-vjeçarja ukrainase ka përfunduar stërvitjet civile për të qenë e gatshme për luftë të mundshme ndaj Rusisë.
Valentyna Konstantynovska, ka mësuar si të përdorë kallashnikovin në poligon.
Sipas “DailyMail“, 79-vjeçare është e gatshme nëse lufta do të fillojë.
“Edhe nëna e juaj do të vepronte njëjtë. Shkova për t’u trajnuar dhe sigurisht se nuk do të jem ushtare e mirë, pasi trupin nuk e kam si dikur. E arma është shumë e rëndë për mua” – ka thënë ajo.
Megjithatë, Rusia ka dërguar mbi 100 mijë ushtarë në vijën kufitare mes Ukrainës dhe 30 mijë në kufirin mes Bjellorusisë, ndërsa civilët ukrainas janë duke u stërvitur për një luftë të mundshme. / arbresh.info/

“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...