Në Gjermani, një 19-vjeçar ka vrarë me thikë prindërit dhe vëllain e tij.
Ngjarja kriminale ndodhi në Hohentengen, një komunë e vogël në Baden-Württemberg, në jugperëndim të vendit.
Prindërit, 58 dhe 61 vjeç kanë ndërruar jetë në banesën ku ndodhi tragjedia, ndërsa vëllai 34-vjeçar ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Lëndime të rënda me prerje dhe “goditje” ka pësuar edhe motra e 19-vjeçares, e cila është transportuar me helikopter në spital, por mjekët konfirmojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas agjencisë gjermane Dpa, i riu është vendosur në masën e paraburgimit, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta./ abcnews.al
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese