Një 18-vjeçare shqiptare do të jetë kandidatja më e re për këshillin e komunës Vilvoorde në Belgjikë, në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Klaudia Hajdari kandidon për partinë sp.a, e cila renditet e 14-a ndër 35 anëtarët ekzsitues të këshillit.
E lindur dhe e rritur në Bruksel nga dy prindër shqiptar, Klaudia Hajdari është studente e vitit të fundit të gjimnazit (ASO).
Më herët ajo është angazhuar në organizatat e të rinjve dhe në aktivitete të tjera sociale e kulturore të zhvilluara në zonën e saj.
Në moshën 16- vjeçare u zgjodh ambasadore e organizatës për të rinjtë YOUCA (Youth for Change and Action), dhe ka qenë përfaqësuesve e të rinjve belgë në disa takime ndërkombëtare.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër