17 shtete amerikane e kanë hedhur në gjyq administratën Trump mbi politiken e ndarjes së familjeve emigrante, te konsideruar prej tyre si mizore dhe te paligjshme.
Ndërkohë, një gjykatëse në Kaliforni ka vendosur që të gjitha familjet e emigrantëve pa dokumente, të ndara në kufirin amerikan duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve.
Dana Sabraw deklaroi gjithashtu se fëmijët nën moshën pesë vjeçare duhet të kthehen me prindërit e tyre brenda 14 ditësh, ndërsa i dha të drejtë unionit Amerikan të Lirive Civile mbi një padi të ngritur për ndarje familjes.
Dokumentet e paraqitura Gjykatës nga ACLU përmbanin dëshmi të shumta të prindërve që nuk kanë mundur të gjejnë apo të komunikojnë me fëmijët e tyre pas ndarjes në kufi.
Trump është gjendur nën një rrebesh kritikash për politikën e tij të tolerancës zero në kufi, por vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë fajëson demokratet për këtë situatë duke thënë se ata “duan të mbrojnë emigrantët e paligjshëm shumë më tepër se qytetarët e vendit tonë”.
Javën e kaluar, një projekt-ligj republikan për të kufizuar dhe reformuar sistemin e emigracionit në Shtetet e Bashkuara dështoi në Dhomën e Përfaqësuesve. Një plan alternativ republikan mund të hidhet në votim këtë javë, por edhe ai nuk ka gjasa të miratohet.
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...